Flash News

Ditari i Maxhorancës

A ka patur luftë civile në Kosovë? Si e kujton ish-kryeministri Pandeli Majko

A ka patur luftë civile në Kosovë? Si e kujton ish-kryeministri

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë shprehet i bindur se gjatë asaj kohe nuk ka pasur luftë civile.

Duke folur në emisionin “Top Talk”, Majko tha se nuk mund të quhet luftë civile, kur të gjithë palët kishin si qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në Kosovë nuk ka pasur luftë civile, për një arsye shumë të thjeshtë, që kur është bërë takimi i Rambujesë, në tavolinën e bisedimeve me serbët, delegacioni i Kosovës, falë edhe mënyrës kinematike të trajtimit të situatës nga presidenti i nderuar Rugovës, por edhe nga faktorët të tjerë, ato i dhanë të drejtën e drejtimit të delegacionit përfaqësuesit të UÇK-së dhe ai ishte Hashim Thaçi. Pas mbarimit të procesit të negociatës me serbët që sigurisht ishte një dështim, por njëkohësisht ishte një fitore për shqiptarët sepse ato firmosën një marrëveshje që i vendosën përpara ndërkombëtarëve.

Hashim Thaçi, me mirëkuptimin e të gjithë delegacionit, u caktua kryeministri i qeverisë koalicionit të përbashkët të të gjithëve. Lufta ka vazhduar duke pasur Hashtim Thaçin kryeministër”, tha Majko.

I pyetur nëse përjashtohet fakti i luftës civile?, Majko shtoi se “Kanë qenë të gjithë bashkë. Mund të kishin diferenca për mënyrën se si do realizohej qëllimi,. Por qëllimi ka qenë 1, kjo duhet qartësuar. Lufta civile vjen kur dy palë kanë qëllime të ndryshme dhe mendojnë që fundi duhet të jetë i ndryshëm. Të gjitha palët në Kosovë donin që Kosova të çlirohej dhe të shpallej shtet i pavarur”.

Të fundit