Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dëshmon në komisionin për inceneratorët, Ahmetaj pranon njohjen me Klodian Zoton në komision

Dëshmon në komisionin për inceneratorët, Ahmetaj pranon

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është një tjetër zyrtar që po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

I pyetur nëse ka njohje me Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, personat që ndërtuan inceneratorët, Ahmetaj deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me ta, ndërsa shtoi se per Zoton tha se e ka njohur në distancë. 

Pjesë nga diskutimi:

Tabaku: Ju kujtohet “Hermes Communication”. Ne kete kompani kishit njohje me Mirel Mertirin, Klodian Zoton, Stela Gugallja, Loran Dushaj, Ariola Kodra.

Ahmetaj: Ne dijenine time asnje kontakt edhe me ate qe mund ti njoh si emra.

Tabaku: Keni udhetuar ndonjeher me zoterinjte Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Kam bere udhetime pa fund me shume miq dhe hsume shoke. Me vjen keq, por ky nuk este objekt i ketij komiisoni. Objekt i ketij komisioni eshte procedurat. Pyetjet tuaja duhet te jene ke nuk njeh. Njoh 95% te biznesit shqiptar. Kam qe 21 vjec… Loran tek “CH”, duhet ta kem ekstraktin.

Tabaku: Keni udhetuar ndonjehere me keta persona?

Ahmetaj: Kam udhetuar me shuem miq. Por ky nuk eshte object I komisionit. Nese ju doni te shuani kuriozitetin ne jeten time private.

Tabaku: E lidh me ceshtjen e ligjit pronareve perfitues.

Ahmetaj: Nje ligj qe e kam bere une kur isha Minister Finance.

Ahmetaj: Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie , as partner biznesi , as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë…Unë nuk kam as lidhje gjaku, asnjë lloj lidhje, në respekt pranova të përgjigjesha, por pyetja është jashtë objektit të Komisionit.

Të fundit