Flash News

Ditari i Maxhorancës

A keni komunikuar me Alqi Bllakon? Rama i shmanget pyetjes: Po rri në shi për ju

A keni komunikuar me Alqi Bllakon? Rama i shmanget pyetjes: Po rri në shi

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas mbledhjes së Kryesisë së PS për herë të parë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit të PS Alqi Bllako, si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Sipas tij, përgjegjësia mbetet individuale, por në aspektin njerëzor, u shpreh se ndjen keqardhje. I pyetur nga gazetarët nëse ka komunikuar këto ditë me Ballkon, Rama iu shmang pyetjes duke iu drejtuar gazetarëve se po qëndronte në shi për t’u përgjigjur pyetjeve të tyre.

Unë po rri në shi për ju, ajo çështje është e mbyllur”-tha Rama.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri, Rama tha se nuk është e nevojshme.

“Ndryshime në kabinet s’ka arsye pse të ketë. Ne kemi bërë mbledhje që ka në qendër të vëmendjes kongresin e PS, agjendën e kongresit, temat, formën e re, statutin e ri të PS.

Kemi folur për të mbledhjen e të dhënave të fshehta të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar dhe kryesisë, për opinion për presidentin e republikës”, tha Rama.

 

Të fundit