Flash News

Ditari i Maxhorancës

A mban përgjegjësi qeveria? Zv.ministri minimizon katastrofën në Librazhd-Prrenjas: Janë fatkeqësi natyrore

A mban përgjegjësi qeveria? Zv.ministri minimizon katastrofën

Shembja e aksit Librazhd–Prrenjas ka shkaktuar një kolaps total në qarkullimin drejt rajonit juglindor, duke izoluar lidhjen e Tiranës me Korçën dhe Pogradecin dhe duke ndikuar rëndë në tregti dhe lëvizjen e qytetarëve.

I pyetur nga gazetarët nëse qeveria do të mbajë përgjegjësi për dëmin ekonomik dhe pasojat nga bllokimi, zv.ministri i MIE, Hantin Bonati, e minimizoi situatën, duke fajësuar vetëm erozionin dhe fatkeqësitë natyrore.

“Nga sa verifikohet deri tani, këto vijnë për shkak të erozionit. Tani jemi të fokusuar në zgjidhjen e problematikave. Të gjitha institucionet janë të angazhuara. Janë masa që po merren në kohë rekord, por këto janë fatkeqësi natyrore që nuk mund të zgjidhen,” deklaroi Bonati.

Edhe Rama, pak ditë më parë, u tall me izolimin e një rajoni të tërë duke e relativizuar problemin e duke e krahasuar me shembjet e rrugëve në Itali.

Një rrugë e re alternative përgjatë hekurudhës pranë lumit Shkumbin është zgjidhja që institucionet i dhanë bllokadës së krijuar, pas shembjes së aksit Librazhd-Pogradec. Kreu i ARRSH Ami Kozeli tha se do të jetë një rrugë 1.3 kilometra e gjatë, pa dhënë një afat kohor për rinisjen e qarkullimit.

Të fundit