Flash News

Ditari i Maxhorancës

A po ofron Rama të marrë 100 mijë palestinë që të hapë dyert në Washington? Sekretari i PD zbardh detajet

A po ofron Rama të marrë 100 mijë palestinë që të

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Çeno ka ngritur dyshimet se kryeministri Edi Rama ka ofruar të marrë 100 mijë palestinë që të organizojë një udhëtim në Washington.

Në një postim në rrjetet sociale, Çeno shkruan se Rama po tenton maksimalisht përmes oligarkëve të tij, por deri tani ka dështuar. 

" Edi Rama është duke tentuar maksimalisht të organizojë një udhëtim në Washington, nëpërmjet rrjetit të lobistëve të cilët paguhen nga oligarkët e tij, deri më tani ka dështuar, kjo edhe për meritë të ndonjë eksponenti të opozitës.

Së fundmi nëpërmjet lidhjeve të tij në Tel Aviv është ofruar për të mikpritur deri në 100.000 Palestinezë njëjtë siç bëri me Giorgia Melonin dhe kjo ka tërhequr vëmëndjen në koridoret e pushtetit të ri në Washington.", shkruan ai. 

A po ofron Rama të marrë 100 mijë palestinë që të

Kujtojmë se lajmi i përfolur më herët se Shqipëria do të strehojë 100 mijë palestinezë është cilësuar i rremë nga Kryeministri Edi Rama, pasi ju referua lajmit të postuar nga gazetari i Kanalit 12 të Izraelit, sipas të cilit Shqipëria është në bisedime me administratën Trump për këtë gjë. 

Të fundit