Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Abuzoi me besimin e socialistëve", ish-ministri i PS: E ka kthyer partinë në autokraci

"Abuzoi me besimin e socialistëve", ish-ministri i PS: E ka

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka abuzuar me besimin e socialistëve.

Unë u rrita në një parti demokratike dhe sapo pashë autokracinë, u largova… Ai abuzoi me besimin që i dhanë socialistët. Ai krijoi Rilindjen, nuk vazhdoi me një parti demokratike dhe të moderuar”, tha Malaj në A2 CNN.

Sipas ish-ministrit, “Shqipëria është bërë vendi më i rrezikuar dhe sot Kongresi amerikan është i shqetësuar që vendi është kthyer në qendrën e drogave”.

Ka 60 agjentë të DEA që kanë ardhur këtu të bëjnë shkëputjen e politikës nga droga dhe Shqipëria mos të shërbejë si kanali kryesor i shpërndarjes së drogës në Europë”, theksoi Malaj.

 

Të fundit