Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Aeroportet janë fabrika buke", Rama: Kemi caktuar datën se kur do të ulim avionin e parë në Kukës

"Aeroportet janë fabrika buke", Rama: Kemi caktuar datën se
Kryeministri Edi Rama

Gjatë vizitës në Kukës, kryeministri Edi Rama foli edhe për aeroportin që është duke u ndërtuar në këtë qytet. Ai tha se ka një datë për të ulur avionin e parë, por nuk dha detaje.

“Faktikisht kemi caktuar edhe një datë për të ulur avionin e parë këtu në Kukës dhe për të sjellë ata që e kam premtuar qysh në krye të herës, që më kanë sharë dhe më kanë përqeshur më shumë nga Londra", u shpreh kryeministri.

Ky i fundit e cilësoi ngritjen e aeroportit si mënyrën e vetme për të nxitur zhvillimin e ekonomisë në këtë zonë. Sipas tij, aeroportet sjellin mirëqënie dhe zhvillojnë turizmin. Ai shtoi se me ngritjen e aeroporteve do të rriten investimet e huaja, ndërsa iu përgjigj edhe zërave kritikë.

"Ç‘na duhen në aeroportet, ç‘na duhen ne portet, në duam bukë. Për bukë shqiptarët nuk kanë vuajtur që nga koha e Skënderbeut, në kuptimin e ngushtë të fjalës bukë. Nëse i referoheni bukës si metaforë, që ka të bëjë me mirëqenien, aeroportet janë fabrika buke, në sensin që sjellin konsumatorë dhe krijojnë kushtet për të pasur mundësi ofertash për ta. Është fakt i njohur që një aeroport e ka kthimin në ekonomi, 1 euro të shpenzuara, 23 euro të kthyera.

Aeroportet sjellin investimet. Dikush që do të eksplorojë bukuritë mahnitëse të Kukësit, apo të shikojë në Shishtavec të vijë, në ndërkohë kjo nxit investimet, nxit shërbimet, nxit ekonominë dhe punësimit. Kush nuk do ta kuptojë nuk ka për ta kuptuar. Populli shqiptar ka një shprehje: Nuk ka qorr më të madh se sa i që i ka sytë në ballë dhe nuk do të shikojë”, shtoi kreu i qeverisë.

 

Të fundit