Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Aeroporti i Kukësit nis fluturimet nga 15 korriku”, Rama nxjerr çmimet e biletave  

“Aeroporti i Kukësit nis fluturimet nga 15 korriku”, Rama

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se nga 15 korriku nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit.

Sipas kryeministrit në një postim në Facebook, fluturimet e para do të jenë me Stambollin dhe Zyrihun. Madje, Rama publikon edhe çmimet e biletave për këto dy linja nga Kukësi.   

Se ç'ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s'bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës - Zyrih 12 EUR,

Zyrih - Kukës 28.66 EUR,

Kukës - Stamboll 12 EUR,

Stamboll - Kukës 23 EUR”, shkruan Rama, për aeroportin e inauguruar gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.  

Të fundit