Flash News

Ditari i Maxhorancës

Aeroporti i Kukësit, Rama: Pol ekonomik për Shqipërinë verilindore

Aeroporti i Kukësit, Rama: Pol ekonomik për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje nga kantirei i Aeroportit të Kukësit, teksa është shprehur se sipas tij, ky projekt do të jetë një pol ekonomik për verilindjen e vendit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama shprehet se aeroporti po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes, dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë.

Të fundit