Flash News

Ditari i Maxhorancës

Afatet e vetting-ut, Spiropali: Nëse përfundon në 2022, do kemi 300 dosje të papërfunduara

Afatet e vetting-ut, Spiropali: Nëse përfundon në 2022, do kemi

Partia Socialiste kërkoi shtyrjen e afatit të përfundimit për organet e vetting-ut deri në përfundimin e procesit. Dhe për të realizuar ndërhyrjen në Kushtetutë, i nevojiten votat e opozitës.

E ftuar në A2 CNN, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilësoi shtyrjen e afateve të justifikuar dhe të domosdoshme.

“Është domosdoshmëri që të shtyhen afatet e anëtarëve të komisioneve të vetingut që procesi të përfundojë i plotë, me integritet dhe i pacenuar. Kërkohet vijimësia e vetingut në të njëjtat terma dhe me të njëjtët komisionerë e komision kualifikimi”, tha Spiropali.

Ministrja thekson se në rast se afatet e KPK-së do të përfundonin në vitin 2022, do të mbeten afro 30 dosje të papërfunduara. Sipas saj, në rast se ky proces bëhet nga KLGJ-ja dhe KLP-ja do të nënkuptonte cënim dhe zvarritje të prcoesit.

“Në rast se afatet e KPK do të përfundonin në qershor 2022 do të kishim 500 dosje të përfunduara dhe 300 të papërfunduara, një numër shumë i lartë. KLGJ dhe KLP nuk e kanë objekt të punës së tyre dhe parashikohet që procesi i vetingut mund të zgjasë deri në 2026, nëse bëhet nga KLGJ e KLP dhe do të ishte zvarritje dhe cenim i integritetit gjykojmë ne. Procesi i domosdoshëm për pastrimin e sistemit të drejtësisë”, u shpreh ministrja.

Spiropali quan të pajustifikuar edhe hezitimin e opozitës për të dhënë votat e nevojshme në mënyrë që jepet sinjali pozitiv për zgjatjen e afateve.

“Është i pajustifikuar hezitimi i opozitës. Ne nuk i kemi 94 vota, por besojmë te vullneti i opozitës dhe dëshira e tyre për përfundimin e reformës në drejtësi. Ne nuk vendosim ultimatume, por kjo është çështje e vetëdijes politike”, tha Spiropali.

 

Të fundit