Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Afrofeja është zhdukur", Rama krahëson sportelet e Shqipërisë me të Francës dhe Gjermanisë

"Afrofeja është zhdukur", Rama krahëson sportelet e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit për ujin dhe energjinë, i cilësoi punët e qeverisë në këtë drejtim si më të arrirat. Ai i krahësoi sportelet e pagesave të energjisë elektrike në Shqipëri me atë të Francës dhe Gjermanisë.

Rama tha se kur qeveria socialiste erdhi në pushtet, ende kishte relike në punë. Sa i përket faturave afrofe, ai tha se është "zhdukur". Sipas tij ato po rrezikohej borxh, duke akuzuar qeverinë e mëparshme për vjedhje.  

"Kemi bërë investime në sektorin e energjisë që nuk janë bërë kurrë ndonjëherë. 80% të rrjetit të shpërndarjes e gjetëm në moshën mbi 40 vjeç. Kemi gjetur edhe relike që ishin akoma në punë. Sot me të drejtë shumëkush qahet pse kur fryn një erë e fortë ikën energjia apo kur bie borë ikën energjia.

Deri në vitin 2016 ishim në ankthin e faturave afrofe. Jo duke bërë që secili ka atë që i takon. Sistemi rrezikonte në atë gropë borxhesh të hapura nga vjedhjet. Afrofeja u zhduk. Sot ata pretendojnë të kthehen me gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi.

Sot pagesa e energjisë elektrike bëhet në komoditetin më të madh, në sportele që nuk kanë asgjë të ndryshme nga sportelet në Francë, Gjermani apo në të gjithë Europën por edhe nga telefoni ku konsumatori kontrollon ecurinë e të gjithë ankesave”, tha Rama.

Të fundit