Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Agaçi në arrati, laptopi në prokurori”, Rama për deklaratën e Berishës: Shpifje dhe sajesa nga këneta, iku në Itali për arsye shëndetësore

“Agaçi në arrati, laptopi në prokurori”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD Sali Berisha, se Engjëll Agaçi është në arrati ndërsa laptopi i tij i cili mban sipas Berishës prova për aferat korruptive të qeverisë, ndodhet në SPAK.

Edhe kësaj here Rama ka lëshuar një sër ofendimesh ndaj kryedemokratit, duke e quajtur buf kënete.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ka sqaruar se në të vërtetë Agaçi gjendet në një spital në Itali, pasi kaloi një situatë të vështirë post operatore.

Këneta përballë një thatësire të madhe, maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi e di këtë më mirë se kushdo tjetër.

 Mobilizimi i krijesave të saj që nga njerzillëku janë njësoj si bretkosa , salamandra, merimanga uji dhe kërminj kënete, nuk ka për të ndryshuar asgjë në fatinë saj të shkruar, por llumi helmues i kënetës, do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit.

Zhaurima histerike e kolektivit të specieve të ulëta do të shqetësojë dynjanë me gënjeshtra që do të shkojnë në një nivel të ri.

 Prej ditësh këneta ka marrë peng Agaçin, vajzën gruan familjen, miqtë e tij me ferman të bufit që e shpalli sekretar të përgjithshëm të Kryeministrisë, një person në arrati nga drejtësia.

Agaçi pati një bllokim i arterieve koronare, u operua dhe pati një dalje të mushkërive nga funksioni që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar.

Prej disa ditësh në reanimacion mjekët italianë nuk jepnin detaje nëse do të dilje nga gjendja, Agaçi ende vijon të jetë nën kujdesinë tyre.

E hatashme megjithëse Kryeministria ka bërë njoftim publik, i sëmuri që lufton jetën, është bërë mish për qoftet e klubeve të natës, ekran më ekran këtu.

Një katran me bojë si shpifiraraku më i madh që ka lindur toka shqiptare”, tha Rama.

Të fundit