Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Agaçi në arrati”, Rama pas deklaratës së Berishës: Është në spital, mund t'i ndodhte hataja

“Agaçi në arrati”, Rama pas deklaratës së

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish akuzave të kryedemokratit sali Berisha se Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjell Agaçi është arratisur nga Shqipëria. 

Në një takim me asambletë socialiste në njësitë 7 dhe 10, Rama tha se Agaçi ndodhet nëgjendje jo të mirë shëndetësore në një spital në Itali, madje sipas tij pritet edhe më e keqja. 

"Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë niset për një shkak thelbësor shëndetësor në Itali. E marin e fusin në sallë të operacionit bën 3 bypass për shkak të bllokimit të koronareve dhe rrezikut imediat për jetën. Pas një operacioni shumë të rëndë kalon në ndalesë të funksionit të mushkërive. E fusin në frymëmarrje të drejtuar. Ditë të tëra nuk thoshte asnjë mjek që ky do të kthehet prapë. Mund të ndodhte hataja nga momenti në moment. Ku të dijë kjo kënetë e madhe për njeriun e respektin e një njeriu të sëmurë.

Tani që flasim vijon të rekuperojë mushkëritë që janë rënduar rëndë nga ndalesa. Kuptoni se çfarë ndodh. Luli iku por aritmetikën e la prapa. Kemi pasur 60 ministra, dy ministra të aleatit të parë janë dënuar. Një tjetër në paraburgim akoma e nuk po bëj komente e një i arratisur nga Shqipëria. Ka dhe kryebashkiak e deputet por çfarë do të thotë kjo? I kemi dhënë drejtësisë pavarësinë" tha Rama. 

Të fundit