Flash News

Ditari i Maxhorancës

Agron Çela flet për gazetarët pas marrjes në pyetje në SPAK: Isha për punët e mia, hajdeni t'ju jap kafe

Agron Çela flet për gazetarët pas marrjes në pyetje

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Agron Çela ka dhënë një deklaratë për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK.

Ai ka qëndruar rreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa në një prononcim tëshkurtër për gazetarët ai ka deklaruar se në SPAK ka qenë për punët e veta.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira. Hajdeni t'ju jap kafe”, është shprehur Çela teksa largohej.

Më herët u aludua se Çela kishte shkuar në SPAK për t’u pyetur lidhur me dosjen CEZ-DIA, për të cilën një javë më parë u mor në pyetje edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Çela mban postin e deputetit Socialist në qarkun Shkodër, pas trampolinës politike nga LSI tek PS.

 

 

Të fundit