Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ahmetaj flet nga arratia: Pse vendosa të mos përballem me drejtësinë, goditja ime ishte politike

Ahmetaj flet nga arratia: Pse vendosa të mos përballem me

Ish-zv. kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj ka rrëfyer nga arratia, pas largimit nga Shqipëria ndërsa kërkohet nga SPAK.

Në një intervistë për Syri tv, Ahmetaj tregon se në kohën kur u kërkua imuniteti i deputetit ka rastisur jashtë me familjen dhe refuzon të pranojë se është arratisur.

Ai thotë se dosja ndaj tij është iniciuar me orientim politik dhe se kjo është arsyeja se përse ai nuk u kthye në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Pjesë nga biseda: 

Peka: a jeni informuar se do ketë kërkesë për imunitetin tuaj dhe keni ikur para?

Zero. Kisha besim të vetja ime,por jo te drejtësia. Të kërkosh imunitetin e një ish ministri, ish deputeti nuk është më surprizë. Të ndodhë kjo në kuadër të drejtësisë së re ku në krye të tre muajve kërkohet arrestim

Peka: kërkesa e imunitetit është në kohë rekord, nga e dinit që kaq shpejt do vinte kjo masë? Qëlluat jashtë vendit dhe nuk u kthyet apo i morët masat më herët?

Se kam menduar që do ta bëja përballjen me drejtësinë në këtë formë, që do largohesha nga influencimit politik të ‘drejtësisë së re’. Një dosje e tillë do krijohej me frymëzim politik ndaj them se ka nisur më herët goditja ndaj meje.

Peka: Si i vetmi i hetuar që po reagon, pse kur je i vetmi që po reagon kundër vullnetit të Ramës, nuk vendosët të përballej me drejtësi në Shqipëri?

Nuk jam arratisur nga Shqipëria, nuk më ka informuar askush,përkundrazi, kur u kërkua imuniteti im kolegët e mi kanë qenë të frikësuar të ulen e të pinë kafe me mua.

S’jam ndihmuar askush të largohem se kam qenë i larguar. E prisja një ekstremitet nga vjeshta e 2023. Mendoja që megjithë shtyrjen politike që shpesh nuk e kuptoja që një drejtësi si e SPAK të bazohet në procedura të shkelura,  s’e kisha menduar që do kishin atë padurim statistikor për ti treguar me zell ish liderit tim se na e nxorën në pritë. Mendoja se do ishte vjeshta dhe isha përgatitu shpirtërisht.

Dosja u bazua në supozime dhe jo fakte. E humba besimin te SPAK, uroj mos ta humb te gjithë drejtësia e supozuar e re. U largova me familjen dhe refuzova të kthehesha sepse e dija që goditja ime ishte e inicuar me orientim politik.

Ceshtja e inceneratorëve u fokusua te Elbasani dhe Fieri. Po vihesha përballë një goditje të pritshme, që në shtator 2021 mësuan me burimet e tyre se në finale e dimë kush e bën vettingun, kush dërgon mesazhe... në dosjen e Elbasanit e Fierit nuk kam asnjë firmë në procedurë.  

               

Të fundit