Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ahmetaj: Kanabizimi i Shqipërisë u bë me qëllim nga kryeministri Rama

Ahmetaj: Kanabizimi i Shqipërisë u bë me qëllim nga

Ish-zëvendës Kryeministri, Arben Ahmetaj deklaroi se kanabizimi i Shqipërisë u bë me qëllim nga kryeministri Edi Rama.

Ahmetaj theksoi në Syri tv se ‘do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me me me me me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri’.

Ahmetaj: Si mos paskam luftuar. Po kam luftuar se kam, ja ku e ke, ja ku e keni konsekuencën e kanabisit. O shqiptarë të nderuar. U bë kanabisi që u bë droga, u bënë të pasur grupet kriminale që sot nuk ia del dot, kanë dyfish GDP-në. Do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me me me me me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri.

Është vend i vogël, dreqi e mori. Është futur si kancer. Është futur si kancer. Ja, kjo është sot situata. Jo, kam luftuar me kanabisin. Po, po jo, s'kam lejuar unë që të bëjë koncesion të TVSH-së, se ishte kundër sigurisë kombëtare, së kundër sigurisë fiskale. Po more e kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Patjetër që e kam kundërshtuar. 

 

Të fundit