Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ahmetaj merr detyrën si drejtues qarku në Vlorë, flet për përplasjet me Dritan Lelin

Ahmetaj merr detyrën si drejtues qarku në Vlorë, flet për

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj u prezantua si drejtues qarku në Vlorë, pas mbledhjes së strukturave të Partisë Socialiste.

Ahmetaj tha se ka filluar puna për mandatin e katërt qeverisës, ndërsa është ndalur edhe te konfliktet e kryeministrit Rama me kreun e bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Është privilegj që të vij si drejtues politik i Vlorës. 8 mandatet që morëm janë të rëndësishme. Ka pasur momente që sytë e Shqipërisë kanë qenë nga Vlora. Linja jonë politike është vazhdimësi në Vlorë, nuk ka asnjë surprizë. Kemi filluar punën për mandatin e katërt.

Partia socialiste nuk ka konflikte, por ka debate. Politika e PS-së nuk ka ndryshuar në raport me Bashkinë e Vlorës. Nuk do të ndryshoje, kemi rrugë për të bërë sëbashku.

Ju garantoj që nuk ka asnjë surprizë përsa i përket politikës së ndjekur nga ne në Vlorë. Socialistët janë të bashkuar, do vazhdojmë punën në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj u pyet edhe për librin “Vrasja e një kryeministri’, e cila u pikas në zyrën e Erion Braçe në videon e publikuar prej tij në ditën e fundit të punës si zëvendëskryeministër.

“Ndjesë, se kam parë.”, u përgjigj shkurt Ahmetaj.

Të fundit