Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ahmetaj një hap larg qelisë, çfarë e çoi në "greminë" krahun e djathtë të Ramës

Ahmetaj një hap larg qelisë, çfarë e çoi në

Krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama, ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj është vetëm një hap larg qelisë.

Sot Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datë 7 Korrik, firmosi kërkesën drejtuar Kuvendit për t’i dhënë autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Po çfarë akuzash rëndojnë mbi Ahmetajn?

I pari ka të bëjë për rolin si ministër në inceneratorin e Elbasanit dhe i dyti i regjistruar për akuzat e pastrimit te parave, në bazë të një kallëzimi të bërë.

Ndërkohë së fundmi i është shtuar edhe akuza e deklarimit të rremë dhe fshehja e pasurisë.

Në fillim të muajit mars, nisi verifikimi pasuror ndaj Ahmetajt. Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle më 9 mars në shtëpitë e ish-gruas Albina Mancka dhe bashkëjetueses aktuale Erjola Hoxha, pas urdhrit të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Sipas procesverbalit u sekuestruan projektet e ndërtimit të 3 vilave, 1 apartamenti dhe 1 shtëpie ekzistuese në Tiranë në zonën e bllokut. Pjesë e dosjes janë bërë edhe projektet e mobilimit të tyre.

Por fillimisht emri i Arben Ahmetajt doli pas zbërthimit të laptopit të Klodian Zotos, i cili aktualisht ndodhet në burg së bashku Alqi Bllakon.

Kërkesa për arrestimin e deputetit socialist është dërguar në Kuvend që me datë 7 Korrik, por për 3 vite informacioni u mbajt "Top Secret".

Të fundit