Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ankimojnë kontrollet e “kolegëve të lali Erit”: U bënë në shkelje të ligjit!
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një padi në gjykatë duke kundërshtuar veprimet e SPAK dhe GJKKO në lidhje me kontrollin e kryer mëngjesin e së premtes në zyrat e fondacionit “Harabel.”
Avokati i saj mbrojtës ka depozituar ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërsa mësohet se një ankim të ngjashëm ka dorëzuar edhe vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së në banesën e tij.
Kjo situatë duket se nuk ka sjellë “lehtësimin” që kryebashkiaku ndiente gjatë bashkëpunimit të tij me hetuesit. Përkundrazi, Xoxa ka depozituar një padi në gjykatë, duke kundërshtuar veprimet e SPAK dhe GJKKO-së, ndërsa një ankim të ngjashëm ka bërë edhe Arbër Veliaj.
Avokatët e tyre pretendojnë për shkelje proceduriale dhe mungesë të një shkaku të ligjshëm për kontrollet.