Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Aktivizohet skenari i parë", Rama: Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës anti-Covid

"Aktivizohet skenari i parë", Rama: Sot nis me 7020 doza
Foto ilustruese

Sikurse bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama njofton se sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës anti-Covid nga kontrata me Pfizer .

Ai theksoi se Shqipëria është pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme edhe nga vaksina Astrazeneca. Rama shton se sot aktivizohet skenari i parë, ai i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e fluksit të pacientëve me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka ironizuar edhe premtimet e opozitës lidhur me sigurimin e vaksinës.

"Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë", shkruan Rama.

Të fundit