Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Aktivizoi fenomenet e zhdukura”, Çuçi liston ‘dështimet’ e Nanos: Mungoi lidershipi, riktheu transportin e drogës drejt Italisë

“Aktivizoi fenomenet e zhdukura”, Çuçi liston

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka listuar ‘dështimet’ e Gledis Nanos, ish drejtorit të Policisë së Shtetit.

I ftuar në Top Story në TCh, ministri tha se Nano nuk plotësoi disa objektiva si dhe riktheu fenomenet që ishin zhdukur.

 “Drejtori i Policisë ndryshohet se nuk ka ritimin e duhur, ne duhet të ecim më shpejt, por kjo nuk do të thotë që kemi dështuar në atë që kemi bërë. Drejtori do ndërrohet ku demostron se nuk mund ta çojë para reformimin e Policisë së Shtetit.

Rama tha se megjithëse statistikat e vrasjeve janë më mirë se dhe një vit më përpara, situatën e rëndon mënyra si janë ekzekutuar dhe si janë bërë disa vrasje. Zbulimi i autorëve të vrasjes, puna ka çaluar në kuptimin e objektivave. Duhet të realizonte objektivat që i kishim vënë.

Spunton finale e dhanë ngjarjen e  muajve të fundit, gushtit dhe Korrik. Ka të bëjë me një sërë gjërash. Ne analizojmë lidershipin e tij, jo  statistikat. Një nga gjërat që ndikon drejtpërdrejt në lidhje sesi janë vrarë, ka të bëjë ,me reformimin e policisë kriminale. Këtu i ka munguar lidershipi. Tek lidershipi tek lufta kundër kanabisit. Nëse 2021 nuk bëhej fjalë që të gjendeshin parcela në fushë, këtë vit ka pasur disa raste. S’kemi pasur as transportim te kanabisit ne Itali në 2021, këtë vit pati një tentativë.

Pas ndjekjes që I  bënë forcat tona, ai skaf u kthye në Shqipëri dhe i humbi gjurmët. Ka munguar performacna e drejtorit që ka bërë që të kthehen disa fenomene, që ishin zhdukur”, tha Ministri.

I pyetur nëse Nano është nën hetim pasi deklaroi në media se ka patur dekonspirim operacionesh, ai tha se “Nuk thashë që është nënë hetim.. Kur gazetarja tha si do e  komentoni deklaratën e Drejtorit të Policsë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet drejtorit i policisë se çfarë informacioni ka ai për ato”.

Të fundit