Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Akuzat e Ahmetajt, Klosi ‘kyç’ gojën: PS nuk reagon për raste të tilla
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka refuzuar të komentojë deklaratat e ish numrit 2 të PS, Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia.
I ftuar në MCN TV, ai tha se nuk ka asnjë koment për këtë çështje dhe se për të tilla raste që lidhen me organet e drejtësisë PS nuk reagon.
“Unë jam 1 nga 100 anëtaret e PS dhe si përpiqem që kjo parti të prodhojë për njerëzit. Ju keni këndvështrime të tjera që nuk janë pjesë e axhendës sonë. Jemi grup figurinash na the, në këto 1 muaj 400 drejtues dhe 55 mijë anëtarë të partisë ishin në terren dhe u fol për gjërat dhe detyrat e tij.
Në 8 dhjetor kongresi ishte i gjatë pati dje shumë diskutim prapë se quani, ka komisione të caktuara ju asgjë nuk quani. Të thoni nuk është parti PS-ja kjo është tani se di çfarë t’ju them. Fakti që jemi këtu para kamerës nuk do të thotë që të kem eksperiencën që të di çfarë do të thotë çdo pyetje e juaja. Por ato që kanë lidhje me drejtësinë nuk mund të them asgjë.
Unë nuk kam asnjë koment për çështjen e Ahmetaj. PS në këto vite ka prodhuar 200 ministra mos më shumë, ka prodhuar me qindra kryetar bashkie dhe ka qindra njerëz që kanë pasur të drejtë firme ka raste që ka prej tyre që janë para drejtësisë për të tilla raste ne nuk reagojmë”, tha Klosi.