Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat e Berishës për pazare Basha-Rama, si përgjigjet Gjiknuri; flet për Reformën Territoriale dhe ndryshimet kushtetuese

Akuzat e Berishës për pazare Basha-Rama, si përgjigjet Gjiknuri;

Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve Damian Gjiknuri prezantoi në Shkodër drejtuesen e re politike për këtë qark, Edona Bilali. Kjo e fundit u prezantua në një mbledhje, ku të pranishëm ishin deputetë, kryetarët e bashkive të PS dhe struktura të tjera të kësaj force politike në qarkun Shkodër.

I shoqëruar nga Sekretari Organizativ i partisë, Gjiknuri tha se turi që ka nisur PS nuk është vetëm për të prezantuar drejtuesit e rinj, por dhe për të bërë analizën e zgjedhjeve.

Ai u pyet nga gazetarët, nëse PS do të pranojë kërkesën e opozitës për ndryshimin e Reformës Territoriale. Gjiknuri u shpreh se Partia Socialiste është e gatshme për dialog, duke theksuar se bisedimet kryhen në tryze dhe ho përmes deklaratave.

Sa i përket përmbajtjes, ai tha se është herët për të folur. Gjithashtu nënvizoi dhe pikpamjet e ndryshme që kanë partitë për këtë reformë.

"PS dhe kryeministri Rama e ka thënë edhe në Kuvend që ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të dialogojmë me PD, dialogimi nuk bëhet me diplomacinë e megafonit as me deklarata për shtyp, dialogimi bëhet që të ulemi në tryezë siç kemi bërë reformën zgjedhore më parë, siç kemi bërë reforma të tjera.

Kryeministri e tha që ne jemi të gatshëm pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që kemi qoftë për reformën në drejtësi, qoftë për reformën territoriale apo edhe për probleme të reformës zgjedhore nëse ata duan të adresojnë këto çështje e mira është edhe një dialog që zhvillohet në institucione. PD është në institucion  dhe ne e mirëpresim në çdo kohë. Për përmbajtjen është shpejt të flasim sepse ai është produkt i tryezave të përbashkëta", u shpreh Gjiknuri.

Gazetarët e pyetën Gjiknurin se nëse do të arrihet një pakt PD-PS për reformën a vërtetohen akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për pazare Rama-Basha.

Ai u shpreh se ky është një problem i brendshëm i PD, ndërsa shtoi se PS është e gatshme të dialogojë me opozitën, pavarësisht se kush zyrtar do e përfaqësojë.

"Nuk dua të futem në akuzat që kanë ata me njëri-tjetrin. Ky është një problem i tyri i brendshëm. PS është e gatshme të dialogojë me PD-në zyrtare kushdo që merr përsipër të përfaqësojë dhe që do të shprehi interesat e demokratëve për ata ndryshime që ata mendojnë të nevojshme. Por negociatat dhe politikbërja zhvillohet në institucione dhe ne jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo kohë me ta", tha Gjiknuri.

 

Të fundit