Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat ndaj Bashës për hetimin e UNMIK: Kreu i PD i bishtnon përballjes me të shkuarën e tij, na detyrohet të gjithëve një shpjegim nga ‘a’ te ‘zh’

Akuzat ndaj Bashës për hetimin e UNMIK: Kreu i PD i bishtnon

Kryeministri Edi Rama deklaron se kreu i PD, Lulzim Basha i shmanget shpjegimit dhe përballjes me të shkuarën e tij, pas akuzave të ditëve të fundit për hetimin e UNMIK.

Duke folur në ‘Real story’, Rama thotë se këtë shpjegim Basha u detyrohet të gjithëve për çështje transparence me publikun.

“Më shumë se unë kaq i angazhuar është një pjesë  e medias që  më ka kornizuar si të tillë, kur vjen puna te filli i një debati që nuk e kam hapur unë. Është hapur nga dalja së një dëshmitari të asaj kohe dhe që ka marrë jehonë nga mosmarrja e një qëndrimi të qartë nga kreu i PD.

Besoj se kreu i PD, na detyrohet të gjithëve një shpjegim nga a te zh për rolin  tij., Nuk jam i dëshiruar se çfarë thuhet për të të jetë e vërtetë, apo të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar si antishqiptar e tradhtar që i kam dëgjuar lidhur me mua, por nuk i kam përdorur për tjerët. Është çështje transparence me publikun dhe një përfaqësues i një familje, skuadre, apo partie që do të qeverisë vendin duhet të mbajë qëndrim.

Qoftë në raport me arsyen pse u votua ajo rezolutë në Këshillin e Evropës, bazuar në raportin e Dik Martit apo roli i tij. Është parë shmangia nga përballja me faktet dhe dëshmitarët dhe nuk besoj se ata që kemi parë kanë arsye të sajojnë.

Ai i bishtnon përballjes me të shkuarën e tij, ballafaqimit me publikun duke e kthyer çdo rast si një përfaqësues i një pjesë e popullit shqiptar dhe për të akuzuar dëshmitarët si mashtrues”, u shpreh Rama.

 

Të fundit