Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat ndaj Bashës/ “Politika e Kosovës apelon boll se po na dëmtoni”, Rama: Debatin e hapi media, jo unë

Akuzat ndaj Bashës/ “Politika e Kosovës apelon boll se po na

Debati i ditëve të fundit rreth akuzave ndaj kreut të PD, Lulzim Basha për hetimin në UNMIK, ka ngjallur edhe reagimin e politikës së Kosovës, ndërsa ish-udhëheqësit e tyre, ish luftëtarë të UCK ndodhen në Hagë.

“Politika në Prishtinë i ka thënë Tiranës boll se po na dëmtoni...”, e pyet Sokol Balla , kryeministrin Edi Rama në real story’.

“Tirana është e madhe. Nuk është unë dhe qeveria. Është debat i hapur në media, jo nga unë. Ka dy aspekte. Kur Balla foli për një komision parlamentar u projektua si për Bashën, nuk ka lidhje.

Letra e Pacollit sot është motamo ajo çka është në idenë e një grupi njerëzish brenda PS, nuk hyn Basha këtu.

Akuzat e bëra mbi lidershipin e UCK ku kanë interferuar vazhdimisht ngjarje të presupozuara në Shqipëri është çështje transparence dhe kontributi që Shqipëria duhet të japë në mbështetje të atyre njerëzve që janë në Hagë. Synimi ynë është renditja e fakteve çfarë ka ndodhur në Shqipëri.

E kam thënë se isha kundër fletërrufesë që doli jashtë kontekstit të drejtësie ndërkombëtare pa u formuar ende aktakuza”, iu përgjigj Rama.  

Të fundit