Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat për ’21 janarin’, Spiropali: Berisha-Basha po kallëzojnë njëri-tjetrin, të thirren për të dëshmuar

Akuzat për ’21 janarin’, Spiropali: Berisha-Basha po

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar akuzat e fundit mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët fajësojnë njëri-tjetrin për 21 Janarin.

E ftuar në Report tv, Spiropali tha se të dy politikanët në fjalë duhet të thirren sa më parë nga drejtësia.

Pas kaq viteve të dëgjosh ish-ministrin e Brendshëm që akuzon ish-kryeministrin e tij se ka urdhëruar vrasjet është e pavlerë moralisht, por i shërben drejtësinë. Këto personazhe duhet të thirren dhe të japin dëshmitë penale. Ndërsa moralisht deklaratat e sotme nuk e ngrenë Bashën që del dhe përmend 21 Janarin se ka hallin e derës së tij” – tha ministrja.

 

Të fundit