Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat për braktisje të bujqësisë, Rama publikon shifrat e 7 viteve të fundit: Kemi dyfishuar rritjen e prodhimit dhe eksporteve

Akuzat për braktisje të bujqësisë, Rama publikon shifrat e 7
Rama publikon shifrat e bujqësisë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa shifra nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, teksa bën krahasimin mes vitete 2013 dhe 2020.

Sipas Ramës, sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është rritur me 135 mijë hektarë tokë më shumë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri thekson se qeveria aktuale ka sjellë transformim të bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë.

Postimi i plotë:

Mirmëngjes, dhe me këto dy shifra që flasin sa 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë

Të fundit