Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat për inceneratorët, Rama i përgjigjet Bashës, 'thumbon' Tabakun: Do apo s'do Lulëzimi, vendi do pastrohet nga plehrat!

Akuzat për inceneratorët, Rama i përgjigjet Bashës,

Kryeministri Rama ka reaguar edhe njëherë përsa i përket çështjes së inceneratorëve, duke e cilësuar atë një debat absurd. Përmes një postimi në Twitter, Rama është treguar i vendosur në zbatimin e projektit për "pastrimin e Shqipërisë", ndërsa ka ironizuar akuzat e Tabakut ndaj Bashkisë së Tiranës se: "për të paguar kompaninë në parajsë fiskale, e rriti tarifën e pastrimit në 30%."

Po ashtu, Rama ka sjellë edhe njëherë në kujtesë deklaratën Berishës referuar nënës së tij të ndjerë, Anetës. Sipas Ramës, akuzat e PD për inceneratorët janë gënjeshtra që vijnë në perjudhë fushate.

"Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!

Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!

Duan s'duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare", shkruan Rama.

Të fundit