Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat për inceneratorin e Elbasanit, Ahmetaj flet për lidhjet me Mirel Mërtirin dhe aksidentin pranë Kumanovës: Nuk kam qenë pjesë e procedurës

Akuzat për inceneratorin e Elbasanit, Ahmetaj flet për lidhjet me

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka folur për lidhjet e tij me Mirel Mërtirin i cilësuar si personi që qëndron pas inceneratorëve. Ai mohoi që të ketë qenë në konflikt interesi me Mirel Mërtirin. I ftuar në "Opinion" Ahmetaj nuk e mohoi faktin se nuk ishte me Mërtirin në aksidentin e ndodhur më 16 Korrik të vitit 2017. Ministri nuk ka treguar më tej për detaje se si dhe kur ka nisur njohja e tij me Mirel Mërtirin.

Ahmetaj: Kur flasim për një aksident duhet t’u referohemi të dhënave zyrtare. Ju referuat Mërtirit, Nardit, Gjokajt. Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut është e ditur nga investigimi i Prokurorisë për shkaqet e aksidentit. Më nxirrni emrat e pronarëve të inceneratorëve. Ai djali nuk figuron fare.

Mentor Kikia: Figuron bashkëshortja.

Ahmetaj: Unë mund të udhëtoj, mund të ha darkë mund të pi kafe me dhjetra administratorë. Me shumë biznesmenë.

Unë nuk kam qenë pjesë e procedurës. E dini çfarë është konflikti i interesit? Personi që ju i referoheni nuk figuron në dokumenta.

Kikia: Është bashkëshortja.

Ahmetaj: Bashkëshortja ka përgjegjësi personale.

Kikia: Ju doni që ta besoj unë këtë. Ju jeni në makinë me një person dhe bashkëshortja e tij fiton një tender 25 milionë euro.

 

Të fundit