Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat për manipulime zgjedhore, Rama për 'Financial Times': Nuk dinë ç'të bëjnë me lirinë e fjalës dhe ankohen për mungesë lirie

Akuzat për manipulime zgjedhore, Rama për 'Financial Times':
Kryeministri Edi Rama

Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës dhe ankohen për mungesë lirie. Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama akuzave të opozitës për manipulime zgjedhore, duke i mohuar këto të fundit.

Në një intervistë për 'Financial Times', ai tha se, “Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë".

Kryeministri shtoi se refuzimi për t’u përfshirë në institucione politike ishte arsyeja e performancës së dobët dhe humbjes së opozitës në zgjedhje.

“Opozita ka humbur betejën e saj të pestë me radhë – tre zgjedhje të përgjithshme dhe dy lokale – sepse ata kurrë nuk kanë qenë humbës të mirë. Nëse je një humbës i keq, nuk mund të fitosh”, tha Rama.

Ky i fundit ka folur edhe për procesin e integrimit, ku sërish ka "thumbuar" BE-në. “Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre. Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë që ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq”, tha Rama.

Kjo intervistë e Ramës vjen pas fitores së PS-së, e cila arriti të merrte 74 mandate më 25 prill. Nga ana tjetër opozita ka hedhur akuza për manipulime zgjedhore, duke mos e pranuar rezultatin në disa qarqe. Këto pretendime nuk janë pranuar kreu i qeverisë.

Të fundit