Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Të enjten në Parlament do ndaj të gjitha faktet

Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Të enjten në Parlament

Një ditë pasi kërkoi falje dhe u justifikua për të dytën herë për publikimin e një lajmi të rremë për kompaninë e Alabbar, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave për Portin e Durrësit.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se në seancën plenare të së enjtes në Parlament, do të ndajë fakte mbi projektin e shumëpërfolur.

Në reagimin e tij Rama nuk i ndan as sulmet për opozitën, të cilën e ka sulmuar vazhdimisht sa herë që denoncohet një aferë.

“Po mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët, se me të shiturit për rubla e me urrejtësit profesionistë të banaqeve mediatike, s’ka të bardhë që nuk kthehet në të zezë dhe s’ka diell që nuk mbulohet me shoshë!”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit