Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat se po fshihen viktimat e COVID/ Rama e mohon: Çnjerëzore, fotot nga morgu janë inskenime

Akuzat se po fshihen viktimat e COVID/ Rama e mohon: Çnjerëzore,

Sikurse kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama foli për denoncimin e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha lidhur me fshehjen e numrit real të viktimave.

Përmes një videoje Rama mohoi gjithçka, duke thënë se është çnjerëzore, ndërsa i cilësoi mashtrime për të ardhur në pushtet.

Fotogratitë që qarkulluan në media që tregonin situatën në morgun e Tiranës, Rama i ka cilësuar klandestine, duke theksuar se shpërndarja e tyre nuk është as demokratike.

" Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet  ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu.

Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve. Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekur, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet, kjo është çnjerëzore, si mund të ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli dhe të cenohet integriteti njerëzor dhe profesional ku një armatë e tërë mjekësh prej 9 ,muajsh  kanë harrura fëmijët dhe familjet e tyre për t'ju përkushtuar familjeve të secilit prej nesh", tha Rama.

Të fundit