Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzohet për korrupsion, deputeti i PS: Veliaj nuk duhej arrestuar, ka cilësi të tjera

Akuzohet për korrupsion, deputeti i PS: Veliaj nuk duhej arrestuar, ka

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca shprehet kundër arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një intervistë në A2 CNN Ndreca u shpreh se gjykata duhet të analizonte dhe dëmet që i shkaktoi qytetit të Tiranës, pasi Veliaj sipas tij ka një cilësi tjetër si i zgjedhur.

“Vendimin e kam lexuar deri diku. Është një vendim i marrë në dispropocionalitet përsa përfaqëson ai për Bashkinë dhe Partinë Socialiste. Nuk janë analizuar dëmet që i shkaktohen qytetit dhe subjektit të PS. E përcakton dhe kodi. Sepse arresti me burg është një masë ekstreme. Ka një cilësi tjetër para ligjit, është duke ushtruar detyrën. Ndërprerja e mandatit të një të zgjedhuri nga 160 mijë qytetarë duhet të ishte marrë në konsideratë”, u shpreh Ndreca.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”. 

Të fundit