Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzoi qeverinë se i mbylli biznesin, Rama i përgjigjet Agron Shehajt: Zoti deputet, e kishe në një ndërtesë pa leje

 Akuzoi qeverinë se i mbylli biznesin, Rama i përgjigjet Agron Shehajt:

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama pas denoncimit të deputetit të PD, Agron Shehaj sot në Kuvend se policia i mbylli biznesin me urdhër të qeverisë si hakmarrje politike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama i përgjigjet Shehajt se biznesi i tij ndodhej në një ndërtesë pa leje, e cila është bllokuar si e paligjshme nga IKMT.

“Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!”, shkroi Rama.

 

Të fundit