Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Albania 1 dhe Albania 2’/ Rama: Satelitët do të mbulojnë edhe bujqësinë

‘Albania 1 dhe Albania 2’/ Rama: Satelitët do të

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për fermerët se satelitët që Shqipëria pritet të dërgojë në hapësirë në muajin mars, do t’ shërbejnë edhe bujqësisë.

“Nuk mund t’i themi fermerëve, prodhuesve që të sigurohen, siç sigurohen ata që sigurojnë makinat. Pasi bëhet fjalë për një sistemi sigurimi që është i shtrenjtë për prodhuesit, fermerët. Na duhet sistem sigurimi i ndryshëm. Po punojë për këtë, që të kemi sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum të minimumit prodhuesit e fermerit, që të jetë i mbuluar kur vjen katastrofa. Minimumi që sjell garanci që asnjë pikë djersë nuk të shkon kot. Një sistem i sigurimit i kombinuar me teknologji. Sot bota cilësinë dhe garancinë e produktet e kontrollon me satelitët dhe jo me inspektor. Dhe ky është një tjetër komponent që të do mbulojnë satelitët tanë. Se për të qeshur dhe për t’u tallur këtu, kemi një skuadër kombëtare që mund të dalë kampione bote për qeshjet dhe talljet po të futemi në kampionat. Por po të hyjmë te elementet e gjerave të mbara që mendohen dhe bëhen, në raport me talljen dhe qeshjen, të përqeshurit dhe të tallurit, janë ata që përqeshin dhe tallin”, tha kryeministri.

Të fundit