Flash News

Ditari i Maxhorancës

Alex Soros në samit, këshilltarja e Ramës: Nuk ishte pjesë e delegacionit zyrtar, por vëzhgues

Alex Soros në samit, këshilltarja e Ramës: Nuk ishte pjesë e

Vëmendja e Samitit Ukraina-Evropa Juglindore u përqendrua më shumë në praninë e Alex Soros. Prezenca e tij në thuajse të gjitha samitet dhe takimet e Ramës është bërë traditë.

Këshilltarja e kryeministrit, Odeta Barbullushi ka shpjeguar edhe arsyen se pse Alex Soros ndodhej në samit në radhët e qeverisë. Barbullushi tregoi për “Të Paekspozuarit” se Soros nuk ishte pjesë e delegacionit zyrtar, por sipas saj ishte një vëzhgues.

Këshilltarja e Ramës tha se Soros përfaqësoi në samit organizatën e tij.

“Nuk foli, nuk ishte pjesë e delegacionit zyrtar. Ishte i ulur si shumë organizata të tjera që ishin aty. Nuk ka qenë  vetëm në Tiranë, por edhe në Shkup në takimin e të njëjtës temë. Ishte si vëzhgues i procesit dhe takimit. Pa hyrë në detaje për pjesëmarrjen e një organizate ose partneri, të gjithë kanë qenë pjesë e proceseve të caktuara të paqes ose atyre demokratizuese.

Po ta krahasojmë edhe me organizata të tjera, kontributi që ka dhënë është që në fillim të viteve 90 dhe është kontribut domethënës. Për këtë të gjithë vendet pjesëmarrëse aty ndërveprojnë me të. Meqë përmendët Amerikën, nuk ka qenë vetëm në konferencën e rajonit. Është në konferencën e Mynihut, në Shtëpinë e Bardhë etj”, tha ajo.

Të fundit