Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat për vaksinimin e personaliteteve, Rama: Reagime mizerabël nga njerëz që shfryjnë kundër qeverisë

Akuzat për vaksinimin e personaliteteve, Rama: Reagime mizerabël nga

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Elbasan, kryeministri Rama, u ndal dhe te procesi i vaksinimit të personaliteteve.

Rama tha se ky vendim është simbolik, për të sensibilizuar qytetarët e tjerë të marrin vaksinën dhe të mos ndikohen nga teoritë konspirative, ndërsa shtoi se reagimet ishin të padrejta.

“Flas për personalitete 80-vjeçar, nuk flas për personalitete jashtë kësaj kategorie. Bëhet fjalë për nisje të procesit të vaksinimit për personalitete mbi 80 vjeç për të dhënë një mesazh solidariteti me ta. Nga ana tjetër bëhet për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre tek njerëzit në kushtet kur vaksinimi është një fushatë kudo. Fushata e vaksinimit është sensibilizim tek ata që dyshojnë se vaksina është e dëmshme dhe ka teori konspirative.

Nuk janë të parët me diferencë, por do të vaksinohen me ta dhe njerëz të tjerë të zakonshëm. Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël do thoja nga njerëz që kanë mundësi të komunikojnë me publikun dhe e shpërdorojnë edhe këtë rast që ta shfryjnë kundër meje dhe kundër qeverisë. Unë besoj se nuk do ishte e denjë që të ngrihej kjo stuhi në gotë, kur bëhet fjalë për disa dhjetëra persona që i kanë dhënë kësaj shoqërie”, tha Rama.

Të fundit