Flash News

Ditari i Maxhorancës

Amnisti në burgje? Ministria e Drejtësisë e mohon: Nuk ka asnjë draft apo projektligj

Amnisti në burgje? Ministria e Drejtësisë e mohon: Nuk ka

Ministria e Drejtësisë ka hedhur poshtë zërat për një amnisti të mundshme në burgje.

Përmes një deklarate në Facebook, ministria sqaron se nuk ka asnjë draft, konsultim apo projektligj mbi një amnisti të mundshme në IEVP-të e Shqipërisë. Ministria thekson se nuk ka ngritur asnjë grup pune për këtë qëllim.

“Reagim i Ministrisë së Drejtësisë për interesimin rreth një amnistie të mundshme

Nisur nga interesi publik, i familjarëve dhe i personave në konflikt me ligjin për një amnisti në IEVP e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë sqaron: Deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projekt-ligj mbi një amnisti të mundshme. Nuk ka asnjë grup pune në Ministri të Drejtësisë, apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ngritur për këtë qëllim.

Ministria e Drejtësisë u lutet mediave, të përdorin edhe informacionin në rrugë zyrtare, pasi lajmet vetëm burimore që rezultojnë të rreme shkaktojnë indinjatë, zemërim dhe mosbesim tek familjarët, tek personat në konflikt me ligjin dhe tek publiku, jo vetëm ndaj institucioneve publike, por edhe vetë medias”, shkruan Ministria e Drejtësisë.

 

Të fundit