Flash News

Ditari i Maxhorancës

Amnistia e kursimeve të emigrantëve, Pëllumbi: Përjashtohen trafikantët dhe ish-zyrtarët

Amnistia e kursimeve të emigrantëve, Pëllumbi: Përjashtohen

Qeveria prezantoi rezultatet e Këshillimit Kombëtar, ku në mesin e 12 pyetjeve që iu parashtruan qytetarëve, ishte edhe ministria e kursimeve dhe të ardhurave të emigrantëve.

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi, tha për Report Tv se duke qenë se numri i emigrantëve dhe popullsisë së diasporës është i lartë, do të krijohet mundësia që ata të legalizojnë kursimet e tyre. Përjashtim nga amnistia, theksoi Pëllumbi, bëjnë personat që kanë pasur një dënim gjykate për trafik narkotikësh dhe ish-zyrtarë që kanë punuar në administratë.

“Kjo është një çështje që këtu diskutohet prej dekadash. Ne se kemi bërë asnjëherë amnistinë fiskale. Ne kemi një popullsi shumë të madhe në diasporë dhe do të mund t’i krijojmë mundësinë që të legalizojnë kursimet e tyre. Këtu përjashtohen të gjithë ata që kanë një dënim gjykate për trafik narkotiku apo edhe ata që kanë punuar më parë në administratë. Pra në këtë aspekt përpiqemi të përjashtojmë ato kategori që mund të bëjnë pastrim parash. Besoj se do t’ia mbërrijmë kësaj gjëje por është diçka që do ta shikojmë rrugës”, tha Pëllumbi.

Të fundit