Flash News

Ditari i Maxhorancës

Amnistia fiskale, Rama: Ndërkombëtarët nuk janë kundër, kanë thjeshtë rezerva

Amnistia fiskale, Rama: Ndërkombëtarët nuk janë kundër,

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimeve nga ndërkombëtarët sa i përket propozimit të qeverisë shqiptare për të realizuar një amnisti fiskale në nivelin e 2 milionë eurove pasuri të pajustifikuara më parë nga subjektet që tashmë do t’i deklarojnë, me shtetin që përfiton një taksë me vlerë nga 7 deri në 10% të vlerës së deklaruar.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama thotë se nuk ka asnjë institucion ndërkombëtar dhe asnjë partner ndërkombëtar kundër nismës.

Sipas tij, ndërkombëtarët kanë rezervat e tyre, por nuk janë shprehur kundër.

” Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim. Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike.

Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit”, theksoi ai.

 

Të fundit