Flash News

Ditari i Maxhorancës

Analiza e socialistëve për 25 prillin, Pëllumbi: Nis më 15 shtator, përfundon në janar 2022

Analiza e socialistëve për 25 prillin, Pëllumbi: Nis më 15

Analiza e zgjedhjeve të 25 prillit nga ana e Partisë Socialiste do të zhvillohet më 15 shtator. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi, teksa ka shtuar se në funksion të analizës do të ngrihet një komision i posaçëm.

Pëllumbi ka folur për Euronews, duke shprehur analiza do të zhvillohet pas dekretimit të qeverisë së re. “Në datën 15 shtator fillojnë analizat në OS, në embrionin e Partisë Socialiste (PS) dhe njëkohësisht do të zhvillohet procesi statusor i zgjedhjeve të drejtuesve të këtyre organeve sepse PS në statut e ka të theksuar se çdo dy vjet të gjithë drejtuesit e organizatave bazë kalojnë një proces zgjedhjeve”, ka thënë Pëllumbi.

Sipas tij, faza e parë e analizës së zgjedhjeve do të zhvillohet deri në muajin nëntor dhe më pas do të vijojë në nivel të njësisë administrative, bashki dhe në nivel qarku, duke u përmbyllur në janar të vitit tjetër.

“PS është në fazën e konstituimit të komisionit te posaçëm i cili do të merret me përgatitjet e metodikës mbi të cilën do të bëhet e gjithë analiza”, tha Pëllumbi.

Në vjeshtë përfundon mandati 1-vjeçar i kryesisë dhe sekretariateve të PS-së. Pëllumbi shprehet se do të zhvillohet një mbledhje e asamblesë kombëtare për të vendosur nëse do të zhvillohen zgjedhje të reja apo do t'i jepet një tjetër mandat kryesisë aktuale.

Të fundit