Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ankesa e Shoqatës së Ndërtuesëve, Rama “presion” Gjykatës Kushteuese: Uroj të mos lajthisë

Ankesa e Shoqatës së Ndërtuesëve, Rama “presion”

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar mbi ankesën e Shoqatës së Ndëruesëve në gjykatë. Ai thotë se edhe në Gjykatën e Hagës pallatet me shkelje do të prishen.

Më tej i bënë “presion” Gjykatës Kushtetuese që mos “lajthisë” lidhur me ankesën që ka bërë Shoqata e Ndërtuesve.

“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë”, shkruan Rama.

Por vetëm pak kohë më parë, qeveria Rama vendosi që ndërtimet e paligjshme të bëhen të rregullta, duke paguar një sasi të caktuar parash.

Të fundit