Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ankesat për mosfunksionim online të Kadastrës, Rama: Po zhbëhet rrjeti i sekserëve

Ankesat për mosfunksionim online të Kadastrës, Rama: Po

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve që ankohen se nuk funksionon sistemi i ri online i Kadastrës.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se sistemi funksionon.

Sipas Ramës, ajo që është e vërtetë është fakti që nuk funksionin sistemi i vjetër, ku përditë po zhbëhet rrjeti i sekserëve.

Reagimi i Ramës

Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…????

Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për ryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit.

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem ARMIQËSOR ME KORRUPSIONIN dhe MIQËSOR ME QYTETARIN????

Të fundit