Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama hedh poshtë ankesat për ujin me klor: Unë e konsumoj në shtëpi! Laj Zahon dy herë në ditë me të

Rama hedh poshtë ankesat për ujin me klor: Unë e konsumoj në
Në foto: Kryeministri Rama nga konferenca me gazetarët

“Që unë e pi ujin në banesën time këtë mos keni asnjë dyshim”, kështu është shprehur kryeministri Rama me humor pasi u pyet se nëse e konsumon ujin e pijshëm në shtëpi.

Ndërkohë që shumë banorë ankohen për cilësinë e ujit të rrjetit, Rama tha se e lan djalin e tij të vogël, Zahon dy herë në ditë me atë ujë.

"Që unë e pi ujin në banesën time këtë mos keni asnjë dyshim. Tirana aktualisht ka një rritje shumë të ndjeshme të furnizimit me ujë në mesataren e vetë. Ka disa zona që janë 24 orë ndërsa disa zona jo. Ka një rritje të mesatares. Po kështu mund të them dhe Durrësin. Sot kemi një rritje të ndjeshme të furnizimit. Dy herë në ditë, në mëngjes dhe darkë. Nuk di se ku gjendet uji tjetër, nuk e laj Zahon me ujë shiun. Prisni datën 25 prill dhe do të shihni sa i besueshëm jam unë", tha Rama.

Të fundit