Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ankimimi i Ahmetajt për vilat, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin

Ankimimi i Ahmetajt për vilat, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin

Në Gjykatën e Apelit të GJKKO këtë të enjte është hedhur shorti për ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për sekuestrimin e vilës në Hamallaj të Durrësit.

Dhimitër Lara është gjyqtari që do të marrë në shqyrtim ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit. Ahmetaj kërkon heqjen e sekuestros preventive për vilën në Hamallaj, e cila është në pronësi të bashkëjetueses së tij Eriola Hoxha.

Ankimimi në Apelin e Posaçëm erdhi pasi u rrëzua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ahmetaj e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave, pasi sipas tij duhej të merrnin leje për kontrollin në vilë, pasi aty jeton edhe ai dhe ka statusin e deputetit.

Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.

Të fundit