Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Anulove fashën e energjisë që të dalësh si shpëtimtar”, Rama: Jetoj çdo minutë me këtë detyrë, por nuk bëj filma

“Anulove fashën e energjisë që të dalësh si

“I ke të gjitha filma, anulove fashën e re të energjisë në tetor që të dalësh si shpëtimtar i kombit”, i shkruan një qytetare kryeministrit Edi Rama.

Në një bashkëbisedim në Facebook, Rama i përgjigjet se nuk po bën asnjë heroizëm, por u shty fasha në funksion të përmirësimit të jetës së njerëzve, për të lehtësuar inflacionin e luftës.

“Nuk kam bërë asnjë heroizëm, por një gjë është e sigurt që çdo minutë unë jetoj me këtë detyrë, për këtë detyrë dhe kjo është në funksion të përmirësimit të jetës së njerëzve, për të lehtësuar inflacionin e kësaj lufte.

Të gjithë përpiqen ta lehtësojnë, ne përpiqemi të bëjmë maksimumin. Kjo situatë kritike po vështirëson të gjithë botën.
Ne po mundohemi sa do pak për lehtësimin financiar por mbi të gjithë psikologjik të qytetarëve. Nuk bëj filma. Kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit”, tha Rama.

Të fundit