Flash News

Ditari i Maxhorancës

Aplikimi për pasaporta dhe ID, shtetet ku do të hapen 6 zyrat e reja për emigrantët shqiptarë

Aplikimi për pasaporta dhe ID, shtetet ku do të hapen 6 zyrat e reja

Do të hapen 6 zyra të reja në disa shtete të botës, ku shqiptarët mund të aplikojnë për dokumeta biometrike. Me hapjen e tyre, shkon në  20 numri i zyrave të aplikimit në mbarë botën

Ministria e Brendshme bën me dije se zyrat e reja do të hapen në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinë, Kanada, Australi, Brazil dhe Rumani. Fillimisht aplikimi do të hapet në ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.

Dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen edhe zyrat e tjera. Ky vendim u mor përmes ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme në bashkëpunim me koncesionarin.

Të fundit