Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ardi Veliu jep dorëheqjen, reagon Rama: I bindur se ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera

Ardi Veliu jep dorëheqjen, reagon Rama: I bindur se ka akoma shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Ardi Veliu i komunikoi dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në letrën e tij, Veliu theksonte se këtë vendim e ka marrë për arsye personale për t’iu përkushtuar familjes.

Ndërkohë, Rama në një postim në tëitter, shkruan se është i bindur se Veliu ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.

Të fundit