Flash News

Ditari i Maxhorancës

Armët pa leje, Çuçi: Shqipëria ka një histori të errët të shpërndarjes së tyre pa asnjë kriter, problem mbetet zbatimi i ligjit

Armët pa leje, Çuçi: Shqipëria ka një histori
Bledi Çuçi

Lidhur me vrasjet dhe aksidentet e fundit në vend, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se legjislacioni ka rregulla dhe dënime të ashpra, por nuk zbatohen.

“Legjislacioni shqiptarë është nga më të fortët në këtë drejtim, ka ndryshimet që nuk do i gjeni në asnjë legjislacion perëndimor për sa i përket ashpërisë së ligjit në lidhje me aksidentet, problem mbetet zbatimi i ligjit”, tha Çuçi.

Ky i fundit foli për armët pa leje dhe këtë herë tha se "fajtore" është e kaluara e Shqipërisë dhe e shpërndarjes së armëve pa asnjë kriter. Ministro u shprej se asnjë vend nuk mund të ketë një database të armëve që nuk janë me leje. Çuçi tha se parandalimi është detyra e policisë dhe zgjidhja e vetme në këto kushte.

“Në lidhje me database për armët që qarkullojnë në Shqipëri pa leje besoj se do ishte një utopi që ne të besonim që jo shteti shqiptar që trashëgon nga e kaluara e afërt një histori të errët të shpërndarjes së armëve pa asnjë kriter në pothuajse çdo shtëpi shqiptari, por çdo shtet besoj unë nuk mund të ketë një database të armëve që nuk janë me leje sepse do ishte absurde", tha ministri.

Të fundit