Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimet e politikanëve, Kodheli: E dinim që në fillim se do të kishte prangosje të përfaqësuesve të lartë

Arrestimet e politikanëve, Kodheli: E dinim që në fillim se do

Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur për arrestimet e zyrtarëve. Ajo tha për gazetën “Panorama”, se ka qenë e vetëdijshme që në nisje të Reformës në Drejtësi, se arrestimet për përfshirje në krim dhe korrupsion do të arrinin deri te politika dhe administrata e lartë shtetërore.

“Ne socialistët ishim ata që besuam më shumë se kushdo tjetër te Reforma në Drejtësi. Jemi duke e bërë këtë, pasi reforma ka nevojë për t’u zbatuar e thelluar më tej, me bindjen se po bëjmë një nga gjërat më të domosdoshme e të nevojshme në vend.

E kemi ditur që në fillim të herës se do të mund të kishte edhe përfaqësues të lartë të administratës apo politikës, por vendi kishte dhe ka nevojë të pastrohet e të ketë më shumë drejtësi. Në të tilla raste është shpeshherë e lehtë të rrëshqasësh në pozicionin e prokurorit apo gjykatësit, pa qenë i tillë, ndaj unë thjesht e ftoj drejtësinë që të vazhdojë të bëjë punën e saj, të vendosë drejtësi”, tha Kodheli.

E pyetur për shtimin e rasteve brenda familjes socialiste, Kodheli tha se nuk është kështu. Kujtojmë që pas “rënies” së Saimir Tahirit, u arrestua Lefter Koka dhe më pas Alqi Bllako. Por këta nuk janë të vetmit socialistë që kanë dalë para drejtësisë prej kur PS erdhi në pushtet.

“E mendoj pak ndryshe nga ju. Nëse SPAK do kishte mundësi fizike (them fizike pasi janë të shumta rastet) të hapte dhe hetonte mbi të gjitha dosjet dhe denoncimet për shkelje të Kushtetutës së Republikës, abuzim me fondet publike apo detyrën, të cilat flenë në sirtarët e Drejtësisë, do të shikonit që rastet nuk anojnë nga qeverisja socialiste”, shtoi deputetja.

Të fundit